Subscribe

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është dyfishuar personeli mjeksor dhe janë shtuar masat për kontrollet ne aeroportin “Nene Tereza” duket se asgje nuk ka ndryshuar.

Vetë udhëtarët shprehen se nuk kishte kontrolle për koronavirusin, por vetëm shpërndarje fletpalosjesh.

I vetmi informacion që përcillet është sesi duhet të lajmë duart për të ruajtur një higjenë më të madhe.

Shtim masash ka patuer në portin e Durrësit. Këtë fundjavë me 2 tragetet e barit kanë hyrë në Shqipëri rreth 446 pasagjere.

Sipas mjekut përgjegjës është ushtruar kontroll por nuk kane rezultuar probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *