Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9 minuta dhe...

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli i tij...

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja ku e...

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada...

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë,...

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në...

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas...

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria...

Vëzhgimi në Kakavijë/ Situata e rëndë, autoritetet i kërkojnë qytetarëve të kthehen pas

15 Gusht 19:30

Këta njerëz duken të pashpresë e të dorëzuar në kilometrat e radhëve që duket sikur nuk mbarojne por vetem shtohen. Të moshuar, gra shtatzëna, fëmijë e të sëmurë vazhdojnë të qëndrojnë për ditë me radhë në pritje për të kaluar kufirin.

Siç edhe duket në këto pamje, vargu i makinave eshte i pafundme.

Situata në sportele gjithashtu është e mbingarkuar. Familjarët presin në grup, radhën për të kryer procedurat.

Prej katër ditësh Kakavija është shndërruar në vendin e një krize humanitare, ku njerëzit me gjithë shpërndarjen e ushqimeve dhe ujit të pijshëm nga autoritetet vendore dhe forcat e ushtrisë qëndrojnë në pritje në pikun e të nxehtit veror. Ata kërkojnë që situata të marrë zgjidhje sa më parë.

Përveç ndihmës me ushqime edhe ekipe të mjekëve për çdo problematikë shëndetësore, asgjë nuk është zgjidhur për të lehtësuar masat e njëanshme të ndërmarra nga Greqia në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Në këto kushte, qytetarët kërcënojnë me protesta dhe greva urie.

Edhe me regjimin e ri te berjes se tamponit një në 10 veta, situata nuk është lehtësuar .Një tjetër shkak është edhe vendimi, po i palës greke për të mbyllur pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës nga ora 10 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka i ka kërkuar qytetarëve që të kthehen mbrapsht ndërsa ende nuk janë të qarta masat që do të ndërmerren.

Ndërkohë konsulli shqipar në Janinë i cili ka udhëtuar në këmbë nga territori grek drejt atij shqiptar, ka konfirmuar për mediat se po negociohet me autorietet e Athines për shtimin e kapaciteteve.

Shkak i kësaj situatë katastrofike, e pa ndodhur më parë në kalimet kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë janë edhe masat e tjera që hyjnë në fuqi të Hënën e 17 Gushtit. Nga kjo datë çdo shtetas që do të hyjë në tokën greke do të karantinohet për shtatë ditë.

për të shmangur këtë detyrim, qytetarët shqiptarë pas pushimeve ne vendlindje janë dyndur të kthehen në vendin ku jetojnë e punojnë para datës 16. Situata duket se do të vazhdojë të përkeqësohet për aq kohë sa autoritetet doganore greke vazhdojnë të procedojnë me thuajse të njëjtat masa mbrojtëse për identifikimin e të infektuarve dhe karantinimit e tyre.

Posted Under:
Sociale Vendi
Tagged:
Kakavijë qytetare

Nga e njëjta kategori

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet nga “Black Hawk” dhe dërgohet në Spitalin e Traumës

më shumë...

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e gjyqtarëve: Bllokimi cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor

më shumë...

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në disa lagje të Elbasanit për ditët e ardhshme

më shumë...

Aksidenti në Golem, humb jetën 17-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:46

Dita e 95 e protestës, nis marshimi...

9:19

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet...

9:05

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

9:03

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9...

8:55

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli...

8:47

Këshillat e kthimit në shkollë që çdo...

8:16

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja...

8:06

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e...

7:58

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA...

7:52

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në...

7:39

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin...

7:36

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri...

7:32

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

6:56

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me...

6:46

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e...

6:45

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare...

6:29

Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të...

6:01

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë...

5:48

Sulmet në Kiev dhe droni rus në...

5:39

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Ser...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.