Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.

 

Viktima është Gentian Pepa, ndërsa i plagosuri është Elton Poci, 31 vjec.

 

Sipas informacioneve paraparake një veturë e tipi “Opel” është përplasur me një autobus me nxënës nga Tirana. Fillimisht u raportua per dy te plagosur rende, ndersa me vone u be e ditur se njeri prej te plagosurve kishte nderruar jete.

 

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dhe disa persona.

 

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar.

 

Drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca nga Elbasani dhe Librazhdi për transportimin e të plagosurve.

 

Ndërkohë ende nuk ka të dhëna zyrtare nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *