Nisma e PD për ndryshimet kushteteuse ka përplasur këtë të premte në Kuvend mazhorancën dhe opzoitën.

 

Nga foltorja e Kuvendit, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi deklaroi se nisma e propozuar nga PD për vetting-un në politikë është e paqartë.

 

Hysi tha se opozita përmes këtij mekanizmi po përpiqet që të marë në dorë edhe mundësinë që të votojë një anëtarë në radhët e KLP dhe KLGJ.

 

Deputetja sociaslite theksoi më tej se Komisioni i Venecias i ka dëgjuar të gjitha palët dhe se raporti e tregoi fare qartë qëndrimin e tyre.

 

Hysi akuzoi opozitën se po kërkon që të bëjë pis reformën në drejtësi pasi vettingun e politikes do ta bej SPAK.

 

“Më lejoni të theksoj se delegacioni i Venecias i ka dëgjuar të gjitha palët.  Raporti është shumë i qartë dhe pa ekuivok. Kolegët e opozitës kanë humbur trenin dhe Kuvendin e kanë kthyer me kohë të pjesshme. Brenda janarit do të kemi Kryeprokurorin e përgjithshëm. Nisma juaj kërkon ta bëj pis reformën në drejtësi”,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *