Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se po e kthen në kauzë çështjen e “vettingut” në politikë, duke theksuar rëndësinë që ai ka në politikë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku shkruan “Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?”

 

Bashkëngjitur pyetjes së tij ai ka postuar një foto me një thënie nga Prokurori italian Paulo Borselino i vrarë nga mafia, sipas të cilit është detyrë e institucioneve që të flakin politikanët e afërt me mafien.

 

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla- Paolo Borsellino.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *