Subscribe

Fakti që efektivët e gradave të ulëta të policisë nuk do të përballen me Vettingun, për Sindikatën e Policisë është një sinjal pozitiv, pasi ato nuk kanë nevojë që të kalojnë në filtrat e këtij procesi për pasurinë.

 

Kjo për shkak se korrupsioni në rradhët e uniformave blu nuk vjen kryesisht prej tyre.

 

Drejtuesi i kësaj sindikate tha se ligji ishte i gabuar pasi i përfshinte të gjithë punonjësit në Vetting, duke çuar në vonesa të shumta të këtij procesi.

 

Ligji i Vettingut tregoi se ishte një gabim që në fillim. Që atëherë parashikuam që gradat e ulëta të policisë nuk duhet të merrte pjesë. Numri relativisht i lartë dhe natyrisht do të angazhoheshin shumë struktura për të kaluar këtë personel. Vetingu krijoi dëme në polici.

 

Nese kemi të bëjmë me korrupsion brenda policisë, Fishta shton se pikërisht drejtuesit duhet që të kalojnë në skanerin e Vettingut.

 

 

Edhe pasoja që sjell një korrupsion në nivel të ulët me atë të një drejtuesi policie në nivel të lartë. Me hyrjen e vetting-ut patjetër u krijua një presion tek punonjësit e policisë, sidomos tek ata të nivelit zbatues.

 

Edhe pse i shpëtuan Vettingut, gradat e ulëta në policinë e shtetit do të përballen me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.

 

Kjo një strukturë e re që do të zëvëndësojë SHÇBA-në, ku hetimet do të jenë më të thelluara për rastet e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës apo shkeljeve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *