Ish zëvendëskryeministri Erion Braçe, aktualisht deputet i qarkut të Fierit, Erion Braçe thekson se vetting është interes publik, jetik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se vettingun duhet të çojnë vetingun e prokuroreve e gjyqtareve deri tek i fundit, pa u tunduar, pa e negociuar.

Sipas tij, vetting duhet të shkojë deri tek i fundit për të shkulur këtë sistem të drejtësisë së vjetër.

 

Postimi i Braçes:

 

VETINGU ESHTE INTERES PUBLIK, JETIK!
DREJTESIA E VJETER ENDE RRJEP LEKURET E NJEREZVE TE ZAKONSHEM!
Na është kërkuar që të jemi të qete, te mos i përgjigjemi provokimeve, te mos hymë ne konflikt, lufte etj; po a mjafton kjo?
Ka një mendim te gabuar se Paqja vjen kur mbaron Lufta; ne fakt Paqja vjen kur ka Drejtësi.
#PARTIASOCIALISTE ka ndërmarrë Reformën më të madhe në 100 vite, më të mbështeturën ndër njerëz dhe që po arrin rezultatet e para, domethënëse, të qëndrueshme, kur po shemb një sistem që ka qenë fuqia përtej votës, demokracisë, qoftë e politikanëve hajdutë që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për tu mbrojtur nga drejtësia, qoftë e një grushti biznesmenësh apo kriminelësh që synimin e fundit kanë të kthejnë në farsë çdo pushtet politik;
ËSHTË NË NDERIN TONË – TË RIENERGJIZOJME REFORMËN NË DREJTËSI, TA SHTYJME PËRPARA NË TË NJEJTËN RRUGË, DUKE E PËRMIRËSUAR E PËRSOSUR, TE COJME VETINGUN E PROKUROREVE E GJYQTAREVE DERI TEK I FUNDIT, PA U TUNDUAR, PA E NEGOCIUAR, MADJE DUKE I MBAJTUR DUART CILITDO QË I FUT ATJE PREJ NGA DUART E POLITIKANËVE, BIZNESMENËVE E KRIMINELËVE DUHEN LARGUAR PËRFUNDIMISHT;
NDËRTIMIN E SECILIT INSTITUCION TË DREJTËSISË SË RE SA MË PARË E DERI NË FUND, PËR TË QENË FUNKSIONALE, EFIKASE DHE E PASTËR PËR NJEREZIT;
NDJEKJEN PENALE TË ÇDO ANËTARI TË ATIJ SISTEMI QË TANI ËSHTË JASHTË POR PAFUND I PASUR NË MËNYRË TË PALIGJSHME., shkruan mes te tjerash Brace ne facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *