Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur opozitës për pacientët që vetëvriten duke u hedhur nga spitalet COVID.
Teksa bën një krahasim me Italinë, kreu i qeverisë shprehet se në periudhën mars-gusht, atje janë vetëvrarë 71 pacientë. Mirëpo, shtoi Rama, askush nga opozitarët nuk është marrë me këtë gjë.
“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi, po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin”, shkruan Rama.





