Izolimi, të panjohurat e sëmundjes dhe ankthi duket se janë ndër faktorët që shtyjnë pacientët e shtruar në spitalet Covid të kryejnë vetëvrasje.

 

Mjekja psikiatre Arjana Rreli liston arsyet kryesore pse pacientët zgjedhin të bëjnë këtë akt ekstrem.

 

“ARJANA RRELI

MJEKE PSIKIATRE

 

Ankthi, frika dhe hyrën ën spitale e shohin si finalizim të gjendjes së rëndë, ku ata janë, dhe shkojnë një mënyrë ndryshe zgjidhje duke shkuar në vetëflijim.”

 

Mjekja nuk përjashton as ndikimin e komunikimit të munguan të pacientëve me bluzat e bardha si dhe medikamentet që përdoren.

 

“Spitalet po i tejkalojnë edhe kapacitetet njerëzore të cilët kanë lodhje që mund të rezultojë në një përfundim të gabuar që individi ka për mënyrën se si nuk po kujdesen për të. Edhe medikamentet mund të jenë pjesë që japin kompikacione.”

 

Nuk janë vetëm pacientët e infektuar të shtruar në spitale ata që tentojnë vetëflijimin, por edhe shumë të tjerë që trajtohen në shtëpi, thekson psikiatrja Arjana Rreli.

 

Por deri më sot, ngjarje të tilla të rënda të konfirmuara kanë ndodhur vetëm në spitalet Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *