Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që të reagojë sa më parë për rastet e dhunës në shkolla. Gjatë një dalje për mediat, LVV tha se Ministria e Arsimit duhet të ndërhyjë urgjentisht.

 

“Vetëm para pak kohësh ishim dëshmitar të një incizimi ku profesori i gjimnazit ngacmoi seksualisht nxënësen në formë shantazhi dhe kërcënimi. Vetëm pak ditë kanë kaluar nga përdhunimi i një gjimnazisteje nga dy bashkëmoshatarët e vetë. Ndërkohë që 4 bashkëmoshatarë të tjerë janë akuzuar për ngacmim seksual përmes shantazhit me video. Vitin e kaluar patëm një rast të ngjashëm në një tjetër qytet, ku sërish, përmes shantazhit me video një nxënëse u përdhunua nga bashkëmoshatarë gjimnazistë. Ajo që është më e rëndë është se ky fakt erdhi nga stafi por nuk ishte bërë denoncimi. Denoncimin e bëri pastruesja e shkollës. Ministria duhet të vendosë që me një ndërhyrje gjithëpërfshirëse të gjithë institucionale të bëhet ashtu siç e ka emrin, Ministria e Arsimit, dhe jo menaxhere që administron krizën në dhunën mbi vajzat sikur ta kishte emrin Ministria e Abuzimit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *