Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 1, Pogradec, ku shtetasi P. G., rreth 78 vjeç dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.

Sipas njoftimit të policisë, 78 vjeçari ndodhet në spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

“Më datë 29.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në garazhin e banesës së tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P. G., rreth 78 vjeç, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e gjahut. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *