Subscribe

Vetëpastrimi në radhët e Policisë së Shtetit përmes plotësimit të formularëve ku punonjësit e uniformave blu tregojnë nëse kanë përdorur aplikacione të papërgjueshme ka ndarë opinionistët në dy qëndrime të ndryshme. Opinionisti Redon Meksi tha në studion e “Quo Vadis” se policët nuk duhet të largohen nga detyra vetëm pse kanë përdorur këto aplikacione, nëse marrëdhënia e tyre me krimin nuk provohet.

“S’mund të thuash pse kanë platformë, të dënohen. A ke indicie që ka bërë gjë? Të mos dënohen, por të ikin nga policia”, tha ai, “Kur pashë atë te SkyECC që një polic po nxirrte dikë në pritë për të vrarë, kjo kalon pastaj, që as në filma nuk i kemi parë, kjo është në ekstrem fare”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi deklaroi se nuk ka asnjë arsye që një punonjës policie të përdorë këto aplikacione, veçse për veprimtari të jashtëligjshme.

“Një punonjës i mirë shteti mezi mbush telefonin e tij personal dhe jo më të mbajë tarifa të këtyre aplikacioneve. Ka juristë e avokatë shumë të mirë e mund të merren konsulenca, por problemi është shumë i thjeshtë. Ti, zotëri i dashur nëse nuk ke asgjë për të fshehur dorëzon telefonin, kodin, unë ruaj koefidioncalitetit, nuk nxjerr të dhënat e sensitive tua, nëse nuk je kriminel, nuk ke bashkëpunuar me krimin të qoftë udha e mbarë. Minimalisht largimi nga detyra për mua nëse nuk i plotëson këto kushte duhet të jetë”, tha ai./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *