Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën vetëm propagandë me ndihmat e dhëna për familjet në nevojë këto ditë krize. Me anë të një postimi në “Facebook”, Bardhi i kërkoi kreut të qeverisë që të bëjë punë serioze sepse buxheti i shtetit ka lekë.

 

“Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, prandaj vetëm e mallkon dhe e fyen popullin tënd. Edi Rama duhet të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën. Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale. Sot qytetarët e pamundur kanë nevojë më shumë se kurrë të ndjejnë solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit. Buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *