Subscribe

Vetëm katër thertore ne Tirane plotësojnë standardet për te ofruar mish te sigurt ne treg. Çdo pike tjetër  ne kryeqytet qe emërtohet thertore, nuk ka licence për te funksionuar si te tille dhe mishi qe del është i pakontrolluar.

 

Bashkia e Tiranës ka ngritur piken e saj te përpunimit te mishit ne zonën e Vaqarit.

 

Është thertorja e vetme publike e Tiranës ku çdo dite përpunohen 25 krerë. Pasi i nënshtrohet një sere kontrolleve veterinare dhe maturimi, mishi merr vulën e sigurisë.

 

Pasi plotëson te gjitha kushtet e përcaktuara nga shërbimi veterinar, mishi i certifikuar del ne treg. Por cfare do te thotë vula e sigurisë mbi mish për  konsumatorët?

 

Krahas thertores publike, funksionojnë edhe tre private te cilat respektojnë standardet e përpunimit , 2 ne zonën e Vaqarit dhe një ne Yzberisht. Por këto nuk mjaftojnë për kërkesat e kryeqytetit. Tiranës i duhen çdo dite te paketën 1 mije krerë për te plotësuar nevojat e banoreve me mish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *