Bota
Vetëm 18 viktima sot në Itali, ulet edhe numri i të infektuarve me koronavirus

Numri i viktimave në Itali po pëson rënie të ndjeshme. Gjatë 24 orëve të fundit, vendi fqinj ka regjistruar 18 viktima, 5 më pak se një ditë më parë. Që prej fillimit të përhapjes së pandemisë llogariten në total 34,675 persona që kanë humbur jetën.
Edhe rastet ditore janë ulur në raport me dje. Këtë të martë u raportuan 122 të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve gjithsej në 238,833.
Sot u regjistruan 1159 të shëruar, ndërsa në total ka 184,585 pacientë të rikuperuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




