Pas zgjedhjes së kryefermerit, që është Erandi, nisi një tjetër konkurencë në grup.
Erandi me të drejtën që i jep pozicioni i kryefermerit zgjodhi Albën si vajzën e parë që do të bëjë sfidë mbrëmjen e sotme. Ndërsa Alba zgjodhi si kundërshtare Big Maman, e kjo e fundit çoi menjëherë në televotim Silvanën.
Fermerët të pyetur nga Luana se cilën mes Big Mama dhe Albës do të donin të shihnin në televotim përballë Silvanës, të gjithë ishin të një mendimi se duhet të jetë Alba, me përjashtim të Anduelit i cili zgjodhi Big Maman.
Pjesë nga diskutimi:
Luana: Kush doni të shkojë në televotim me Silvanën, Alba apo Big Mama?
Elinara: Alba.
Erand: Alba.
Roni: Alba
Limi: Alba
Albi: Alba
Ester: Alba
Nur: Alba
Frederik: Alba
Kejsi: Alba
Andrea: Alba
Ylli: Alba
Anduel: Big Mama
Big Basta: Alba





