Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në Lazarat

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin,...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin...

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në...

Veshje dhe pushime luksi/ Prokuroria në Mal të Zi heton mënyrën e jetesës së funksionarëve

13 Maj 16:51

Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi aktualisht është duke punuar në katër raste, në të cilat hetohet mënyra e jetesës së disa funksionarëve, përkatësisht mospërputhja mes të ardhurave të tyre dhe jetës luksoze që bëjnë.

 

“Në të gjitha rastet janë krijuar lëndë penale, që janë në fazën e hetimit”, thonë nga prokuroria për Radion Evropa e Lirë dhe shtojnë se atyre u ka paraprirë një njoftim i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

 

Nga fundi i vitit 2020, kjo agjenci ka krahasuar të dhënat e pasurisë së zyrtarëve me bazat e të dhënave në dispozicion dhe ka konstatuar disa mospërputhje mes të ardhurave dhe pasurisë që kanë raportuar.

 

Ky hap është bërë me vetiniciativë, pasi Ligji aktual për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi nuk e ka këtë normë juridike. Ajo është pjesë e një ligji të ri, i cili është ende në formë drafti.

 

“Monitorimi i mënyrës së jetesës përfshin krahasimin e të ardhurave dhe pasurive të deklaruara, në raport me konsumin, vendbanimin dhe pronën e zyrtarëve publikë, të bashkëshortëve dhe të fëmijëve”, thuhet në këtë draft.

 

Dhe, pikërisht mënyra e jetesës është në fokus të katër rasteve që janë nën vëzhgimin e Prokurorisë Speciale – dy prej të cilave kanë të bëjnë me ministra të ish-Qeverisë, një me një polic dhe një me një person përgjegjës nga sektori joqeveritar.

 

Familja e ish-zyrtarit publik M.N. është një prej atyre që janë nën vëzhgimin prokurorial.

 

“Më 10 maj, 2022, Agjencia [për Parandalimin e Korrupsionit] ka dorëzuar një njoftim në prokurori, ku thuhet se familjarë të caktuar të ish-zyrtarit publik M.N. janë pronarë të pronës së paluajtshme, e cila nuk korrespondon me të ardhurat e tyre reale”, bën të ditur Prokuroria Speciale.

 

Radios Evropa e Lirë në Podgoricë iu konfirmua jozyrtarisht se bëhet fjalë për Mevludin Nuhoxhiçin, ish-ministër i Punëve të Brendshme, tani deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila udhëhiqet nga Millo Gjukanoviç.

 

Në rastin e anëtarëve të familjes Nuhoxhiç, Prokuroria Speciale konstatoi “ekzistencën e bazave për dyshim” për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

 

“Informacionet, të dhënat dhe dëshmitë janë mbledhur nga Administrata e Kadastrës së Budvës, Zhablakut dhe Podgoricës. Nëpërmjet policisë janë marrë informacione edhe nga M.N. dhe vajzat e tij. Policia ka marrë urdhrin që të bëjë kontrolle përmes [agjencisë ndërkombëtare të policisë] INTERPOL dhe t’i mbledhë provat e nevojshme”, thonë nga Prokuroria Speciale.

 

Në raportimin e Nuhoxhiqit për pasurinë, i cili gjendet në ueb-faqen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, nuk ka të dhëna për pasurinë e vajzave të tij, sepse, sipas ligjit ekzistues, zyrtarët publikë nuk janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë e fëmijëve që nuk jetojnë me ta.

 

Agjencia, në disa raste në vitet e kaluara, ka thënë se Nuhoxhiq ka shkelur Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit, duke mos e deklaruar pasurinë e tij të plotë.

 

Nuhoxhiq thotë për REL-in se bëhet fjalë për prona të vajzës së tij, Bellma, e cila zotëron dy banesa, një në Podgoricë dhe një në Budvë. Vajza tjetër, Xhenana, sipas tij, ka 1.000 metra katrorë tokë në Zhablak.

 

Rasti i ish-ministrit Kenan Hrapoviç

 

Kenan Hrapoviq, ish-ministër i Shëndetësisë nga Partia Socialdemokrate, një partner koalicioni i Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit, gjithashtu ka shkelur ligjin duke mos deklaruar të gjithë pasurinë e tij.

 

Prokuroria Speciale, siç konfirmohet për REL-in, ka më shumë se dy vjet që po heton mënyrën e jetesës së anëtarëve të familjes së Hrapoviqit, përkatësisht të vajzës Sellma.

 

Hetimet kanë nisur pasi Qendra për Edukim Qytetar, në prill të vitit 2021, ka bërë një kërkesë tek Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, për të rishikuar mënyrën e jetesës së familjes Hrapoviq, pas disa raportimeve të mediave, që kanë sugjeruar se “anëtarët e kësaj familjeje kanë një mënyrë jetese që i tejkalon të ardhurat e tyre të raportuara”.

 

Kërkesa është bërë pasi Sellma ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, që kanë treguar se ajo ka vizituar Majamin, Nju Jorkun, Dohën dhe Abu Dabin, brenda një kohe të shkurtër.

 

Sipas Qendrës për Edukim Qytetar, ka një mospërputhje midis shpenzimeve që duken mjaft të larta dhe deklarimit të pasurisë nga Hrapoviq.

 

Në atë kohë, sipas të dhënave të raportuara në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, të ardhurat e tij mujore si ministër kanë qenë rreth 2.080 euro.

 

Hrapoviq nuk ka dashur t’i komentojë veprimet e Prokurorisë Speciale për Radion Evropa e Lirë.

 

Nën hetime edhe mënyra e jetesës së gruas së Gjukanoviçit

 

Në nëntor të vitit 2022, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka hetuar edhe mënyrën e jetesës së Llidija Gjukanoviçit, bashkëshortes së presidentit në largim të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, për shkak të rrobave të shtrenjta, me të cilat shfaqet në publik, konfirmojnë nga kjo agjenci për REL-in.

 

“Gjatë verifikimit të pasurisë dhe të hyrave të zyrtarit publik, Millo Gjukanoviç, nuk janë konstatuar parregullsi që do të çonin në inicimin e ndonjë procedure në kompetencë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit”, thuhet në deklaratë.

 

Sipas të dhënave të disponueshme në ueb-faqen e kësaj agjencie, Llidija Gjukanoviç, asokohe, ka pasur të ardhura mujore prej rreth 925 eurosh, ndërsa rroga e Gjukanoviçit ka qenë 2.202 euro.

 

Hetimet janë bërë pasi gruaja e Gjukanoviqit është shfaqur me një jelek “Dior” në një protestë të opozitës në nëntor të vitit 2022. Ky jelek, sipas të dhënave në ueb-faqen e firmës, ka kushtuar rreth 4.200 euro.

 

Ndër reagimet e shumta në Twitter ka qenë edhe ai i Jakov Millatoviqit, i cili është zgjedhur president i Malit të Zi në muajin prill. Sipas tij, jeleku kushtonte sa “dhjetë paga minimale”.

 

Edhe policët nën llupë

 

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi bëri të ditur se do të kontrollohet edhe mënyra e jetesës së punonjësve të policisë, ndërsa me pasurinë e tyre do të merret Njësia Speciale e Policisë.

 

Kjo njësi do të kontrollojë të ardhurat e punonjësve të policisë, mënyrën e tyre të jetesës dhe mënyrën e jetesës së bashkëshortëve, fëmijëve, të afërmve apo miqve.

 

Se disa policë malazezë janë pasuruar jashtëzakonisht shumë, tregojnë edhe të dhënat e agjencisë evropiane të policisë, EUROPOL, që i janë dhënë Malit të Zi. Sipas tyre, “një numër policësh ka më shumë se 50 milionë euro në llogari”.

 

Çfarë sjellin ndryshimet në ligj?

 

E reja në projektligj është se zyrtarët publikë do të duhet ta deklarojnë pasurinë për të gjithë anëtarët e familjes, pavarësisht nëse jetojnë me ta ose jo. Mjetet brenda dhe jashtë vendit, si dhe të dhënat bankare do të jenë po ashtu nën kontroll, pa kërkuar pëlqim.

 

Hartuesi i ligjit vlerëson se ky ndryshim i jep Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit mundësi të reja ligjore për të monitoruar dhe vepruar, në rast të “mospërputhjeve të theksuara” ndërmjet mënyrës së jetesës së një zyrtari publik dhe familjes së tij dhe të të ardhurave të tyre zyrtare.

 

“Futja e kësaj kategorie dhe autorizimi i Agjencisë për të hetuar mënyrën e jetesës do t’i mundësojnë një punë më të mirë Agjencisë”, tha Llazar Gërdiniq nga Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS), i cili, me vite, ka hetuar rastet e korrupsionit në nivel të lartë në Mal të Zi./REL/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Funksionarë Hetime Mali i Zi

Nga e njëjta kategori

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar, zbardhen diskutimet

më shumë...

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela Ristanin

më shumë...

Burg për Ergys Agasin, rëndohen akuzat ndaj biznesmenit

më shumë...

Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për Hashim Thaçin: Në thelb, ai do të lirohet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

10:40

Zjarr në Lazarat

10:25

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë...

10:07

Zbuloni 10 ushqime të pasura me magnez...

9:58

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:51

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës...

9:46

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit...

9:43

Problem teknik në sistemet e trafikut ajror,...

9:34

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët...

9:20

Mbetjet mortore në Zubin Potok, dërgohen në...

8:52

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania...

8:17

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët...

8:13

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

7:54

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në...

7:51

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë...

7:33

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë...

7:19

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

7:10

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i...

7:02

Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë...

6:37

Walker: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin,...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.