Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka komentruar letrën që presidenti amerikan Donald Trump i ka drejtuar presidentit Hashim Thaçi.

 

Sipas tij ky është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj.

 

Përmes një statusi në Facebook Veseli shkruan se thirrja e presidentit të SHBA-së, është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t’i bashkohen rrugëtimit në dialog, për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

 

Gjithashtu ai ka ftuar sërish Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen ekipit shtetëror, i miratuar para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës dhe që bashkë të forcojnë Kosovën.

 

“Letra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj. Është edhe një dëshmi shtesë për miqësinë e natyrshme dhe të përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve. Dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe thirrja e Presidentit të SHBA-ve është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t’i bashkohen rrugëtimit tonë në Dialog për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ftoj edhe një herë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen Ekipit Shtetëror, i miratuar para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës dhe që bashkë të forcojmë Kosovën. Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *