Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që Bashkimi Evropian, ta trajtojë seriozisht çështjen e taksës që Kosova ka vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

 

Ndër të tjera Veseli është shprehur se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, nuk ka kaluar dhe nuk do të kalojë nga Serbia.

 

“Kemi pritur reflektim të balancues të Bashkimit Evropian për këtë situatë, por nuk kemi pritur që Bashkimi Evropian të reagojë vetëm ndaj nesh. Kjo mungesë balance e BE-së, te qytetarët e Kosovës me të drejtë ka krijuar përshtypjen e njëanshmërisë së BE-së. Thirrjet e Serbisë për heqjen e taksës dhe përsëritja e tyre nga BE-ja pa i bërë thirrje edhe Serbie që të heqë dorë nga qasja e saj bllokuese ndaj Kosovës, po shqetëson me të drejtë qytetarët e Kosovës. Kosova nuk do të veprojë njëanshëm në heqjen e taksës”.

 

Bllokimi i qytetarëve të Kosovës pa lëvizje të lirë, sipas tij vetëm sa e vështirëson edhe me shumë ketë situatë.

 

“Bashkimi Evropian nuk mund ta shikojë Kosovën nga perspektiva integruese e Serbisë. Ne presim që Bashkësia Evropian në dialog të garantojë parimin e barabartë të të dyja palëve dhe përfitimet e dyanshme të tij. Trajtimi i barabartë dhe reciprok janë rrugëzgjidhja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *