Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka konsideruar të dëmshëm vendimin e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe për t’u dorëhequr nga postet e tyre.

 

Përmes një postimi në Facebook, ai u ka bërë thirrje banorëve të këtyre komunave që të tregojnë vetëpërmbajtje ndaj “situatës së krijuar ditëve të fundit”.

 

“Dorëheqja e katër kryetarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës është një vendim i ngutur dhe i dëmshëm për qytetarët e këtyre komunave si dhe për klimën e marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë.

 

Veseli përveç tjerash ka thënë edhe se autoritetet e Kosovës do të tregojnë gatishmëri për të siguruar stabilitet dhe fqinjësi të mirë në rajon.

 

Duke përmendur vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosje të taksës prej 100 për qind në importet e mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

 

Dorëheqjet nga postet e tyre i kanë dhënë, kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviç, ai i Zveçanit, Vuçina Jankoviç, kryetari i Leposaviçit, Zoran Todiç dhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *