E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Vesa uron Big Bastën për festën e baballarëve, por ne na mbetën sytë tek Liani vogël!

 

Dita e sotme është tepër e veçantë për Vesa Lumën dhe familjen e saj. Prej kohësh tashmë, këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj Big Basta, bashkë me të voglin Lian janë zhvendosur drejt Zelandës së Re.

 

Në shtetin në fjalë sot festohet dita e baballarëve dhe Vesa nuk mund të mos shkruante dy fjalë për meshkujt më të rëndësishëm në jetën e saj. “Gëzuar ditën e baballarëve Big Basta. Lian është shumë me fat që të ka ty si model. Je babai më i mirë në botë”,-ka shkruar ajo krahas fotos së ëmbël të tyre.

Reklamë

 

 

Ndërkohë festimet i kanë zhvendosur drejt një qendre argëtimi hapësinore, nga ku Vesa ka publikuar video të të birit teksa luan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë