Subscribe

Procesi i dhënies së tokës me qira nga Ministria e Bujqësisë është pezulluar me një urdhër të ministrit Niko Peleshi.

 

Ky vendim erdhi si një nevojë e verifikimit të kontratave të lidhura deri më tani, për të parë efektivitetin dhe ligjshmërinë e tyre.

 

Nga viti 2014 kohë kur doli vendimi, Ministria e Bujqësisë ka lidhur 49 kontrata me individë apo sipërmarrës, të cilët kanë marrë 3500 ha tokë bujqësore, shtetërore.

 

Por kush ka të drejtë të përfitojë tokë bujqësore me qira shtetërore e cila nis minimalisht me nje çmim prej 6 mijë lekësh në vit e deri në 27 mijë leke në vit për hektarë?

 

Dhënia e tokës bujqësore me qira solli edhe debate politike. Të enjten në parlament, ministri Peleshi dha sqarime për 111 hektarë tokë të marra me qira nga familjarët e Klement Balilit, ndonëse ai është shpallur prej kohësh në kërkim për trafik droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *