E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 13 minuta më parë
Sport

Ventura: Nëse luajmë me 50-60 për qind të mundësive nuk mund të fitojmë ndaj Shqipërisë

Giampiero Ventura allenatore Torino Napoli 27-10-2013 Stadio San Paolo Football Calcio Serie A 2013/2014 Napoli - Torino Foto Andrea Staccioli Insidefoto

Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Gian Piero Ventura nuk beson dhe për këtë arsye po alternon dhe po përgatit në ndeshjen kundër Shqipërisë dy Itali, shkruan sot gazeta italiane ”Il Corriere Della Sera”.

 

”Ventura po përgatit një Itali kurajoze, me skemën 4-2-4, pasi është tjetër gjë të paraqitësh një variant taktik pa paragjykime, si ai kundër Lihtenshtejnit dhe tjetër gjë është ta bësh po këtë kundër Shqipërisë, e 55-ta në renditjen e FIFA-s dhe e trajnuar ga italiani Gianni De Biasi”, shkruan gazeta.

 

Reklamë

”Italia tjetër, me skemën 4-3-3, ka një mesfushor më tepër (Parolo) dhe një sulmues më pak. Me skemën e parë mund të fillohet ndeshja dhe me skemën e dytë të mbarohet”, shton gazeta.

 

”Një ndeshje e fortë, shumë e fortë. Nëse luajmë me 50-60 për qind të mundësive tona, atëhere nuk ia dalim dot. Duhet të luajmë me 100 për qind të këtyre mundësive”, deklaron trajneri italian Ventura, i cili pas fytyrës së zeshkët fsheh pak ankth.

Vazhdo të lexosh

Reklamë