Subscribe

Kreu i grupit parlamentarë të PS-së, Taulant Balla, pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, tha se mazhoranca eshte e hapur te diskutoje çdo opsion per daten e zgjedhjeve lokale te 2023 brenda afatit kushtetues nga 15 prill deri ne 15 maj.

 

Sipas tii, palët duhet të respektojnë pikë së pari kompetencën presidentit, pasi është ai që ka kompetencë dhe të përcaktojë se cila do të jetë data e zgjedhjeve.

 

 

Zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill, deri 15 maj, duke marrë parasysh ndonjë ditë që mund të jetë festë zyrtare. S’kemi qenë të prerë në një propozim tonin apo sugjerim për një datë të caktuar, pasi besojmë se presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet.

 

Taulant Balla shtoi gjithsesi se PS është e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhje dhe t’i fitojë ato në secilën datë që do të vendosë Presidenti

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *