Gazetari Eni Ferhati deklaroi se vendimi I gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri I kënaqi të gjitha palët.

 

I ftuar në studion e emisionit të mengjesit “7pa5”, në Vizion Plus, Ferhati theksoi para moderatores Pranvera Borakaj se nga ky vendim përfitoi si ish-ministri Tahiri, I cili nuk u dënua por edhe opozita e Shipëria nga ana tjetër.

 

“Pse them që I kënaqi të gjitha palët? Vendimi kënaqi Saimir Tahirin që I thanë se nuk do hash burg. Po ashtu nga ana tjetër me këtë vendim kënaqet Shqipëria e cila është në prag të përgjigjes të vendimit të Këshillit Europian për integrimin, ku tregon që dënoi një zyrtar të lartë po nga ana tjetër u kënaq dhe opozita, e cila faktoi akuzat e bëra para dy vjetësh në lidhje me çështjen e kanabisit”

 

Sa I takon vendimit të gjykatës, gazetari I Vizion Plus, e cilësoi atë sit ë paprecedentë. Sipas Ferhatit, gjykata nuk doli me një vendim të zbardhur e përfundimtar por me një lexim të vendimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *