E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vendimi i Metës/ Balla letër Ruçit, çon kërkesën për mocion në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka nisur një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi ku kërkon që në seancën parlamentare të ditës së enjte të zhvillohet një mocion debati në lidhje me vendimin e presidenti Meta për të çdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Balla në kërkesën e tij drejtuar kryeparlamentarit e ka cilësuar vendimin e presidentit Meta të pavlefshëm dhe përtej kompetencave të tij në kundërshtim me parimet Kushtetuese.

 

Reklamë

Gjithashtu vendimi i Metës është komentuar edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila ka theksuar se në seancën e ardhshme parlamentare do të kërkohet shkarkimi i tij.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë