E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Vendimi i “Kushtetueses”/ Veliaj: Tani të ndërtojmë shtëpinë më moderne të Teatrit në Ballkan

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ndërtimin e teatrit të ri, ndërsa e cilësoi të ligjshme shembjen e tij.

 

Reklamë

Përmes një postimi në “Twitter”, kryebashkiaku shkruan se nuk duhet të shpenzohet më kohë, por duhet të vazhdohet përpara për të ndërtuar atë që ai e quan “shtëpinë më të madhe e moderne të Teatrit në Ballkan”.

 

“Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me cdo projekt te madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.”

Më shumë video

Reklamë