Subscribe

Dalin pamjet nga banesa ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Gentjan Bejtja, një emër i njohur në botën e krimit.

Vendi i ngjarjes është rrethuar nga forca të shumta policie, sakaq autorët janë larguar menjëherë pas krimit të rëndë.

Lexo edhe :

Related Posts

Bejtja ndodhej në magazinën pranë banesës së tij në Larushk të Fushë Krujës. Pas ngjarjes policia ka gjetur edhe një makinë të djegur pranë fshatit Hasanaj, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët. Brenda makinës janë gjetur 4 kallashnikovë.

Në korrik të vitit 2023, ish-policit iu bë atentat por mundi të shpëtonte. Kunati i tij, Ramazan Sino mbeti i vrarë ndërsa dy fëmijët e mitur, 8 dhe 13 vjeç, u plagosën.

Që prej korrikut Bejtja u shpall në kërkim policor për t’u pyetur. Por, që në atë kohë e deri tani nuk ishte gjetur asnjëherë që të shoqërohej dhe të pyetej, pasi nuk jetonte në banesë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *