E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Vëmendje, WhatsApp së shpejti me disa ndryshime

WhatsApp është një ndër rrjetet sociale më të përdoruru për të komunikuar me njëri tjetrin. Së fundmi duket se ky rrjet social po planifikon një sërë ndryshimesh.

 

Reklamat në sektorin e ‘Status’ dhe modalitetin e errët në aplikacion, një ndryshim që është bërë më parë nga kompania e ‘Facebook’, e cila ka njoftuar se po i teston karakteristikat, me shpresën se do rezultojnë me sukses.

 

Reklamë

WhatsApp ka testuar dhe zhvilluar një sërë veçorish në kanalin e tij beta, duke përfshirë modalitetin e errët, shfletimin e faqeve brenda aplikacionit, cilësimet e privatësisë së grupit.

 

Gjithashtu është konfirmuar se Statusi do të “pushtohet” nga reklamat në vitin 2020.

 

‘Facebook’ është përkujdesur edhe për sigurinë e përdoruesve, gjersa ka pohuar se do ua mundësojë atyre që të bllokojnë bërjen “screenshot” të bisedës, si dhe autorizimin nëpërmjet gjurmëve të gishtave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë