E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mencën në Qytetin Studenti”, Nishani padit Ramën për shpifje

Ish presidenti Bujar Nishani padit kryeministrin Edi Rama.

 

Reklamë

Padia e Nishanit ndaj kreut të qeverisë është për akuzën publike të bërë nga Rama se “vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mencën në Qyteti Studenti”.

 

Reklamë

Në një reagim në profilin e tij në faqcebook ish presidenti shkruan se i vëllai I tij as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.

 

Nishani thotë se e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë ccdo pushtet dhe ccdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentat që provojnë se vëllai i ish presidentit është pronar i ish mencës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty.

 

Pak kohë më pare ish presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë