Vëllai i deputetes së PD Elda Hoti u arrestua ditën e djeshme në Itali.
Markelian Hoti, dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut. Droga mbërrinte në portin e Anversës dhe më pas transportohej me makina luksoze nga Europa Veriore drejt Dubait.
Lexo edhe :
Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit i bëri të qartë opozitës se PS nuk do të merret me këtë çështje, pasi askush nuk mban përgjegjësi se çfarë pune bën motra apo vëllai i gjithëkujt.
Por në përgjigje për opozitën, Balla tha se opozita, narkosin që e bërtet çdo ditë, e ka pasur brenda shtëpisë së vet.
“Imagjinoni sikur ngjarja e ndodhur e një deputeteje të PD ti kishte ndodhur ndonjërit nga këta të PS, do kishit ardhur dhe do bllokonit foltoren. Por çpunë ka motra se çfarë bën vëllai? Se na doli narkosi këtu me atë gjuhën tuaj të turpit.
Ne nuk do bëjmë asnjë deklaratë. Ju e keni narkosin brenda shtëpisë tuaj”, tha Balla./vizionplus.tv






