Subscribe

Bashkia e Tiranës vijon fushatën e mbjelljeve të pemëve në Parkun e Farkës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se me mbjelljen e 100 pemëve të reja, krijohen jo vetëm më shumë hapësira të gjelbërta, por Farka shndërrohet në parkun e dytë të kryeqytetit.

Kreu i bashkisë kujtoi edhe fjalët e Nën Terezës, kur tha se ndoshta, jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëhen gjëra të vogla me dashuri të madhe.

 

Përmes aksionit të mbjelljeve të pemëve, Bashkia Tiranë synon që deri më 21 mars, Ditën Botërore të Pyjeve, të jenë mbjellë 100 mijë pemë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *