Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për të mbajtur...

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries në Rusi

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt...

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha: Rrogat e...

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që do t’ju...

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj, ish-liderja e...

Beteja me zjarrin e madh në zonën e Atikës...

Turqia: Netanyahu nuk do paqe, këtë e vërtetojnë sulmet...

Videoja virale në rrjetet sociale që dyshohet se nxiti...

Vala e sulmeve në Afganistanin verior vë në provë...

Veliaj vlerëson administratorët e shkollave: Ashtu si me pallatet, sot kemi dikë që kujdeset për infrastrukturën arsimore

24 Janar 17:00

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi edhe një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet.

 

Veliaj tha se infrastruktura e re arsimore e bëri të domosdoshme rolin e administratorëve të shkollës, i cili po njeh të njëjtën histori suksesi me atë të administratorëve të pallateve.

 

“Kemi futur një koncept të ri, që ka të bëjë me administrimin e shkollave. Testin e parë e bëmë me administrimin e pallateve. Ajo që kuptuam është se banorët mund të jenë dashamirës, mund të jenë bashkëpunues, por jo çdo gjë është perfekt. Gjithmonë është një ‘zevzek’ në komunitet, që i bën bisht atij kontributi të vogël që duhet të japë. Sot është vërtet kënaqësi të punosh me shumë lagje të Tiranës, kur e di që ka një organizim dhe ka një njeri që përfaqëson dhe pastaj, këtë ambicie ne e çuam te shkollat, kopshtet e çerdhet.

 

Më vjen mirë që roli i administratorëve të shkollave ka ardhur gjithnjë duke u ngritur, si i pandashëm me ata që drejtojnë shkollat. Sot kemi dy administratorë, pra si një kompjuter ka: hardëare dhe softëare. Ne jemi ata të hardëare, pra të hapësirës fizike, softëare e ka drejtoresha. Kur secili e bën mirë detyrën e tij, si në hapësirën fizike, ashtu edhe në hapësirën e dijeve, kemi rezultate, si ky rezultat i mrekullueshëm që kemi tek “Arben Broci”, e cila është një nga tre shkollat më të mira të Tiranës,” u shpreh Veliaj.

 

“Unë besoj se do ishte e mangët kjo ditë e arsimit, nëse nuk do merrnim kohë për të falënderuar të gjithë administratorët e shkollave, kopshteve e çerdheve të Tiranës. Jam këtu sot vërtet për t’ju parë në sy e për t’ju thënë faleminderit, sepse shumëkush e mori pak si një aventurë të pamundur konceptin e administratorit, si diçka të panjohur. U desh të sqaronim edhe prindërit dhe sot prindi, drejtuesi i shkollës, drejtuesi akademik dhe administratori, funksionojnë si një trekëndësh i pandarë,” shtoi Veliaj.

 

Ai tha se edhe vetë prindërit kanë vlerësuar rolin e administratorit i cili, siç u shpreh Veliaj, është shndërruar në një “police-sigurimi” për shkollat.

 

“Sot edhe feedback-u që marrim nga prindërit është se investimet kanë duk. Më përpara bënim shumë punë, por kur nuk mirëmbaheshin, degjeneronte investimi menjëherë. Tani të gjithë sillemi si njerëz seriozë. Të gjithë kemi qenë në gjimnaz, të gjithë kemi bërë ndonjë zhgarravinë të vogël nëpër banka e jemi varur tek koshi e të gjithë kemi luajtur tek rrjeta, kështu që amortizimi është i natyrshëm, sidomos kur ke të bësh me të rinj që janë energjikë dhe që kanë shumë kontakt me ambientin. Por, unë besoj se vërtet është sikur kemi blerë siguracion për investimet tona. Ashtu siç blejmë siguracion për makinë, për t’i shtuar jetën e për t’u siguruar që çdo amortizim, defekt, apo aksident, menjëherë rikuperohet me skuadrën tonë të administratorëve,” argumentoi Veliaj.

 

Kreu i Bashkisë e vuri theksin edhe te ambientet e reja sportive, veç atyre që janë shtuar për aktivitetet e brendshme shkollore, ku mori shkas për t’u bërë sërish apel prindërve të regjistrojnë fëmijët në sport për një brez më të shëndetshëm.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
administrimi i shkollave Infrastruktura Veliaj

Nga e njëjta kategori

E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe ngacmoi s*ksualisht 13-vjeçarin, arrestohet pedofili

më shumë...

Aksident në Lushnjë–Berat, makina rrotullohet disa herë pas përplasjes, 28-vjeçarja përfundon në spital

më shumë...

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, katër të plagosur

më shumë...

Autor i 6 vjedhjeve dhe tentativës për vjedhje, arrestohet 44 vjeçari në Durrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:53

E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe...

1:50

Aksident në Lushnjë–Berat, makina rrotullohet disa herë...

1:44

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për...

1:31

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries...

1:24

Si ta përballojmë vapën me qetësi? Njihuni...

1:18

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, katër...

1:12

Autor i 6 vjedhjeve dhe tentativës për...

12:54

Korçë/ Tentoi të vidhte në një banesë,...

12:37

Gjumi i mirë e ka një sekret,...

12:12

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën...

12:10

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha:...

12:07

Shqiptarët kthehen në vendlindje për pushimet, vijon...

12:04

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që...

11:24

VIDEO/ Harry Styles rrëzohet në skenë, reagimi...

11:17

“Prindërit tanë kanë derdhur gjak për këtë...

11:07

Të shtënat me armë në Palasë, momenti...

10:54

Tentoi t’i shpëtonte përplasjes me një makinë,...

10:36

Dënohen me 155 vite burg 28 persona,...

10:31

EMRAT/ Kush janë kandidatët për postin e...

10:10

Vendimi i Kushtetueses për pagat hyn në...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari nga Patosi humb...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.