Subscribe

Orët e para të 2018 janë bekuar me ardhjen në jetë të 20 foshnjave në tiranë. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka vizituar dy spitalet në kryeqytet “Koço Glozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë” për ti dhënë çekun e bebes prindërve të fëmijëve.

 

“Më vjen mirë që kemi pasur Laelin djalin e parë, Nadian vajzën e parë, duke filluar që nga minuta e parë e këtij viti. E kemi nisur mbarë me dy qytetarë të rinj, që besoj do e  bëjnë Tiranën më të mirë. Më jep shumë shpresë  fakti që pothuajse pa shkuar mesi i ditës në dy maternitetet e Tiranës kemi në total rreth 20 bebushë të rinj dhe them që një qytet që vazhdon dhe rritet është një qytet që ka shpresë. Më e mira për Tiranën dhe për Shqipërinë është përpara”.

 

Krybashkiaku ka falenderuar edhe stafin e bashkisë që orët e ndërrimit të viteve kanë qenë në krye të detyrës në shërbim të qytetarëve.

 

Ndërkaq, darkën e fundvitit kryebashkiaku zgjodhi ta kalonte me punonjësit e turnit të Policisë Bashkiake, të cilët, ishin në gatishmëri. Ndërsa sikundër është bërë tashmë traditë ardhjen e Vitit të Ri 2018, Veliaj i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij, e priti në sheshin “Skënderbej”, së bashku me qytetarët, në një koncert të organizuar enkas për festën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *