E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj tregon SMS-të e marra nga demokratët: Zgjodhën të vijnë këtu në shesh!

Në fjalën e mbajtur sot në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të turit “Bashkia që duam”, Kryetari I Bashkisë së Tiranës ka publikuar mesazhet e marra sipas tij, nga demokratët përmes celularit.

Ai thotë se demokratet kanë lënë pas dallimet politike dhe I janë bashkuar sot në shesh qytetarëve të shumtë.

 

“Një falenderim për miqtë tanë demokratë. Keni bërë zgjedhjen e duhur. I kam marrë mesazhet tuaja. E ndjej zhgënjimin tuaj me një parti që nuk ju përfaqëson më, e ndjej zhgënjimin tuaj me bashki që mbyllen. Për të gjithë miqtë demokratë që e kanë parë që nën qeverisjen e Edi Ramës dhe PS, shteti bëhet më i mirë, ekonomia më e ndershme,drejtësia më e fortë, mirë se erdhët në familjen  tonë, faleminderit që na u bashkuat”, tha Veliaj.

Reklamë

 

Erion Veliaj është një nga kryebashkiaket e PS të cilët janë rikonfirmuar nga Rama për të kandiduar për një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë