Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Qeveria më jetëgjatë që prej Luftës së Dytë Botërore...

Mrekulli në Nepal, dy punëtorë nxirren të gjallë nga...

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

Veliaj tregon investimet e rëndësishme që do bëhen në Tiranë: Rehabilitojmë kompleksin sportiv Dajti

15 Nëntor 21:40

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e mbajtur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, renditi disa nga investimet që Bashkia e Tiranës do bëjë nga fillimi i vitit të ardhshëm.

 

Përveç rehabilitimit masiv të rrugëve në çdo lagje të qytetit, Veliaj tha se do të vijojë ndërtimi I shkollave të reja.

 

“Duam të përfshijmë në buxhet ndërtimin e rrugëve të lagjes së re në Shkozë; rehabilitimin e rrugëve të bllokut që kufizohet nga Fabrika e Qelqit, Besim Alla dhe Jorgo Panajoti në Kombinat; rikualifikimin e bllokut që kufizohet nga rrugët Teodor Keko, Tom Lezha, Mikel Maruli dhe Loni Ligori te Njësia 7; rikualifikimin urban të bllokut që kufizohet nga Bulevardi Bajram Curri, Bulevardi Petro Nini Luarasi, rruga Taulantia, rruga Ali Demi, faza e dytë e zonës që njihet si Tregu Elektrik. Kemi pasur një kërkesë për rikonstruksion të shkollës 9-vjeçare ‘Avni Rustemi’ te Njësia 10, të cilën do e miratojmë. Kërkesë për ndërtim të kopshteve dhe çerdheve të integruar n.50 te Njësia nr.1 dhe shtimi i asaj lagje. Duam të kalojmë një paketë vlerësimesh nga ana inxhinierike të të gjitha objekteve arsimore mbi 50 vjeçare, si shkolla ‘Avni Rustemi’.

 

Vërtet nuk i dëmtoi tërmeti, por kemi një ligj që e kaluam mbas tërmetit dhe duam t’i bëjmë një vlerësim çdo objekti që ka mbi 50 vjet. Kjo do të thotë se shkolla si ‘Petro Nini’, apo shkolla të tjera që vërtet mund të jenë në këmbë, por ndoshta ka ardhur koha që tani që mbaruam ‘Samiun’, bëmë ‘Çajupin’, ‘Partizanin’, gjithashtu t’i rikthehemi edhe disa nga shkollave ikonë, që duhet të kalojnë këtë auditin e shkollave mbi 50 vjet për t’i rikonsideruar edhe për investim, ose ndoshta për t’i bërë nga e para. Tjetra ka të bëjë me një fond për rehabilitimin e objektit të kompleksit Dajti. Kompleksi Dajti është te njësia 7, shumë pranë Universitetit të Sporteve, një hapësirë për të cilën u tha jo po do e bëjnë pallat, jo po do shkojë në Paskuqan. Janë muhabetet e tallagjarëve që nuk na i kursen asnjë prej këtyre projekteve.

 

Ne vendosim rehabilitimin e atyre terreneve dhe i japim atij komuniteti një fushë të standardeve evropiane. Ne duam të rregullojmë tribunën dhe dhomat e zhveshjeve dhe kur doli histeria nga këto portalet “Jeta osh qejf, jeta është gallatë”, thanë ‘jo po do i marrin, jo i nxorrën bizneset’. Ato biznese ishin futur nën shkallë si te stadiumi “Qemal Stafa”, duke shitur materiale ndërtimi, duke ndërruar vaj makinash. Duam t’ía kthejmë komunitetit. Sot nuk kemi më një bashki e vobektë, por një bashki që do të investojë ta kthejë në funksionin e saj primar, që është sporti, dhe na shkon për faktin se Tirana është Qyteti Europian i Sportit 2023”, tha Veliaj.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Investime Tirane Veliaj

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplaset në Papërr

më shumë...

Tritol në derën e një banese në Vorë, policia nis hetimet

më shumë...

Qeveria më jetëgjatë që prej Luftës së Dytë Botërore në Itali, Rama uron Melonin: Tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin

më shumë...

Nga Brazili e Kolumbia në Tiranë për prostitucion, arrestohen 3 shtetase të huaja, reklamonin shërbimet në rrjetet sociale

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:49

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi...

9:46

Mimoza Ahmeti humb babain, dedikimi prekës i...

9:32

Tritol në derën e një banese në...

9:23

Qeveria më jetëgjatë që prej Luftës së...

9:01

Nga Brazili e Kolumbia në Tiranë për...

8:38

Kultivonin drogë në banesa, arrestohen 2 të...

8:23

Mrekulli në Nepal, dy punëtorë nxirren të...

8:11

Mot i nxehtë në vend, temperaturat arrijnë...

8:01

Horoskopi, 4 shtator 2026/ Çfarë kanë rezervuar...

7:52

Plagosi kushëririn gjatë udhëtimit me makinë, autori...

10:52

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë...

10:51

Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë...

10:22

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje...

10:16

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj...

10:04

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona...

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

9:09

U emërua në krye të Ministrisë së...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë, k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.