E shtunë, 10 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj takon kryebashkiakun Vitali Klitçko: Miku im e udhëhoqi qytetin në kohët më të vështira! Një kampion i vërtetë në çdo ring

Gjatë vizitës në Ukrainë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar dhe me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitçko, ish-kampion i botës në boks.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se Vitali Klitçko e udhëhoqi qytetin në kohët më të vështira.

 

Reklamë

“Më vjen mirë që Kievi po i rikthehet normalitetit pas sulmeve të ashpra të Rusisë, teksa lufta vazhdon ende në qytetin motër të Kharkivit dhe në zona të tjera të Ukrainës.

 

Miku im Vitali Klitçko e udhëhoqi qytetin në kohët më të vështira! Si dikur kur ishte boksier, një kampion i vërtetë në çdo ring”, nënvizon Veliaj.

 

Më herët, Veliaj zhvilloi një takim dhe me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski. Kryebashkiaku Veliaj i shprehu angazhimin Presidentit Zelenski se Bashkia e Tiranës do të ndihmojë Ukrainën me rindërtimin e shkollave dhe do të japë ekspertizën e saj për rimëkëmbien e Ukrainës si pasojë e luftës.

 

Nga ana e tij, Zelenski i shprehu mirënjohjen Veliajt për mbështetjen që Shqipëria dhe Kryeministri Rama kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë