Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në ambientet e Piramidës në Tiranë.

Piramida është një investim i fondit shqiptari-amerikan. Kreybashkiaku shkruan se ishte kënaqësi t’i tregonte investimin e përbashkët të dy vendeve. Piramida një symbol i ziolimit në të shkuarën, sot është një symbol i teknologjisë, thekson Veliaj.

“Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuarës, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *