Subscribe

Kandidati i mazhorances për Tiranën akuzoi opozitën se po përpiqet te bllokoje me çdo kusht zgjedhjet pasi i trembet drejtësisë.

Gjate një takimi me administratore te pallateve Erion Veliaj duke iu referuar ngjarjeve ne Shkodër tha se qëllimi i një grushti politikanesh është te përçajnë popullin.

 

Erion Veliaj

 

Dum babën dhe thonë s’më besohet që shkodranët dogjën shkollat, kemi shkodrant e Marubit, Migjeni Idromenos, por jo të Voltanës. Ka politikan që po na vene te luftojmë me njeri-tjetrin, po mundohen te na përçajnë, dhe mesazh që duhet te japin ne Tirane, nuk duhet te ngatërrojmë një grup vandalësh me Shkodrën e kultures dhe te artit. Dëgjoja komentet edhe nga njerëz tani, se si tropojan dogjën muzeun, kemi tropojanë që janë pjese e fibrës se këtij qyteti, që përfaqësojnë racën e Bajram Currit dhe Mit Sokolit dhe s’kanë lidhje.

 

Veliaj nuk la pa sulmuar edhe presidentin për vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve lokale ndërsa u beri thirrje qytetareve te mos rrezikojnë veten për politikanet.

 

 

“Nëse ka njerëz në komunitetin tuaj, te kafja poshtë pallatit, që vazhdojnë me këtë frymë, duhet të bëjmë një bisedë të qetë, siç flasim në shtëpi, dhe t’u themi: je gati të bësh 1 deri në 5 vite burg? Sot kalon Kodi Penal në Parlament, nëse je gati që për banjën e 13 të maces së Ilirit në Lalz të bësh burg, ta shtoftë zoti inatin, shko bëj burg, se nuk qenke i denjë të qëndrosh mes nesh. Pra, nuk është nevoja të zihemi me askënd, por vetëm t’i sqarojmë që Kodi Penal thotë se po të shkosh të sakrifikohesh për banjën e maces, je i lirë, nëse jeta jote vlen kaq dhe familja jote vlen kaq, do të bësh 1 deri në 5 vite burg, nëse dëmton ose pengon njerëzit që të shkojnë në zgjedhje.Pasi të mbarosh burgun dhe të jesh thinjur, të jesh rrudhur e tkurrur, nuk do të dalësh 5 deri në 10 vjet nga Shqipëria. Nëse mendon që banja e maces vlen këtë sacrifice, atëherë je i lire ta bësh. Pra, detyra jonë është vetëm t’i informojmë. Unë nuk besoj se do ketë nga ata trima në Tiranë dhe nga këto çudirat, megjithatë nëse i informojmë, u kemi dalë borxhit. Kështu që, me qetësi, kur të keni raste të tilla vetëm i informoni. Po ka nga ata dallkauk që vazhdojnë dhe thonë që duam babën dhe thonë sa të kem unë nuk pyes për Gjermani dhe s’pyes për Amerikë, s’pyes për OSBE dhe s’pyes për BE, informojeni që edhe do jeni në listë të zezë atje”.

 

Ai shtoi se ka ikur koha e të fortëve dhe se çdo kush që shkel ligjin do të përballet me pasojat e tij. Për këtë ai solli në vëmendje edhe rastin e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia, i cili pasi organizoi turmën që dogji shkollën në Shkodër sot gjendet “prapa hekurave”.

 

Kandidati i Partisë socialiste për Bashkinë e Tiranës prezantoi edhe disa nga projektet kryesore qe planifikohen te realizohen ne mandatin e dyte.

 

Sipas Erion Veliajt periferia do te ketë vëmendje me te madhe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *