Subscribe

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj u ka bërë ftesë qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen nismës së mbjellëve të pemëve përgjatë 7-8 marsit me qëllim që të lënë gjurmë në qytet.

 

I pranishëm gjatë mbjellejs së pemëve në Parkun e Liqenit Artificial, ku një familje vendosi që t’I bashkohej nismës së Bashkisë, Veliaj theksoi se brezi i sotëm nuk duhet të bëjë gabimet e gjeneratave të mëparshme.

 

“Gabimet që janë bërë nga gjeneratat e mëparshme nuk ka asnjë arsye pse të paguhen nga gjenerata pas, as tymi, pas plehrat, as ndotja, as zaptimi. Tani që bashkia është fuqia që po e promovon këtë transformim të qytetit, jemi jashtëzakonisht të lumtur që përtej stafit tonë, ka pafund njerëz të mirë si Petriti dhe të tjerë, që çdo ditë na bashkohen me një kontribut konkret”, deklaroi Veliaj.

 

Ai shprehu bindjen se deri në prill, kur do të mbyllet kjo fushatë edhe për këtë vit, kryeqytetit do t’i jenë shtuar edhe 100 mijë pemë të reja, duke zgjeruar sipërfaqen e gjelbër e duke përmirësuar cilësinë e jetës.

 

“Mezi pres që deri në prill kur të mbarojmë këtë fushatë 100-mijëshe të pemëve, të kemi mundësi të gëzojmë sa më shumë familje, që kujtimet e fëmijërisë së të vegjëlve të qytetit të lidhen me këto pika dhe këto rrënjë që janë hedhur në qytet”, theksoi Veliaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *