Në prezantimin e kandidatit Arben Pëllumbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se shkolla e re që po ndërtohet në Qytet Studenti, do të mbajë emrin e politikanit Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta pas betejës me Covid 19.

“Kemi pasur një propozim nga grupi i deputetëve që shkolla e re të mbajë emrin e nderuar “Bashkim Fino”, të kryeministrit të bashkimit kombëtar në ato momente ku askush nuk fliste për bashkimin dhe u desh një bashkim si Bashkim Fino që të na bashkonte në momentin më të përçarë të gjeneratës së prindërve tanë në vitin ’97”, bëri të ditur Veliaj.

Së shpejti, do të ketë edhe një rrugë biçikletash që të çon deri te Liqeni i Farkës. Po ashtu, Veliaj lajmëroi edhe për ndërtimin e dy shkollave të reja në Sauk.

“Në Sauk do ketë 2 shkolla, por do jenë në 2 anë të rrugës. Pra 9-vjeçare do jetë ai që quhet “Spitali i arabit”, është një fondacion që nisi në vitet ’90 dhe ngeli. Do ketë edhe një urë sipër, shumë të bukur, urë këmbësorësh. Dhe shkolla tjetër 9-vjeçare në një anë, dhe gjimnazi ku ka qenë parkingu i Policisë Ushtarake, që tani është bërë Akademia e Rendit”, shpjegoi Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *