Subscribe

Dhjetë mijë banorët e zonës së “Oxhakut” në Njësinë 4 kanë një rrugë të re, me infrastrukturë nëntokësore, ndriçim dhe gjelbërim. Erion Veliaj inspektoi punimet ndërsa theksoi se falë këtij projekti i është dhënë fund problematikës që ajo shkaktonte per banorët e drejtuesit e automjeteve.

 

“Jam shumë i lumtur që kthehem sot dhe shoh këtë punë fantastike në Rr. “Imer Ndregjoni”.Kjo ka qenë një rrugë famëkeqe e Tiranës, rruga e Oxhakut, ku dikush mendohej mirë kur kalonte në verë nga pluhuri dhe nga balta në dimër, kurse sot është një situatë krejt tjetër.Jo vetëm rruga me cilësi më të mirë, por edhe vende të reja të parkimit, hapësira të gjelbra, rregullim fasadash.”

 

Veliaj tha se ky është vetëm një nga investimet e rëndësishme që bëhen në këtë zonë, pasi paralelisht po punohet edhe në rikonstruksionin e plotë të rrugës së “Dibrës”.

 

“Është një rrugë që lidh dy njësi, 3 me 4, dhe besoj që me ndërhyrjen që do të bëjmë edhe në Rr. e “Dibrës” ku do të tërhiqet edhe muri i Shkollës së Bashkuar për ta bërë më funksional gjithë atë trotuar, pra pa hipur e zbritur disa herë shkallët, që të jetë i aksesueshëm nga të moshuarit, nga ata me aftësi të kufizuar, besoj që e gjithë lagjja konturohet.”

 

Veliaj u bëri edhe nje here apel qytetarëve të mirëmbajnë investimet që bënë Bashkia e Tiranës, pasi vetëm kështu krijohet mundësia që të vijohet me të tjera projekte në ndihmë komunitetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *