Subscribe

Pas ceremonisë, ku Tirana mori zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, “B-40”, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama. Prishtina mori nga Tirana stafetën si “Qyteti Europian i Sportit 2024”.

“Është një bekim i madh sot që vëllai im, Përparimi, është në Tiranë dhe këtë xhamadan kuq e zi ia dhuroj edhe për simbolikën e transferimit të një titulli shumë të rëndësishëm, si “Qyteti Europian i Sportit” nga Tirana në Prishtinë, me shpresën se do të jetë pa dyshim një energji kuq e zi, por edhe një punë e mirë për qytetin dhe përgatitjen e një organizimi tjetër të madh, atë të Lojërave Mesdhetare”, tha Veliaj.

Përparim Rama nënvizoi se kryeqyteti shqiptar është zhvilluar shumë dhe me hapa të shpejtë.

“Ndihet energjia, produktiviteti, pozitiviteti në të gjithë qytetin. Sa herë vij, ndjej që Tirana po zhvillohet shumë e më shumë, me hapa shumë të shpejtë”, tha Rama.

Po sot Veliaj priti edhe homologun e Athinës, Haris Doukas.“Me qytetin e Athinës ne kemi përuruar Parkun Helen, organizojmë Maratonën e Tiranës dhe Triathlonën. Kemi disa aktivitete fantastike që bëjmë me qytetin e Athinës me më pak protokoll, por me më shumë energji”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Harris Doukas, i cili ka vetëm një muaj që drejton kryeqytetin grek tha se Athina ka shumë për të mësuar sidomos për tre mandatet radhazi që Veliajt i janë besuar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *