Subscribe

Bashkia e Tiranës ka nisur dëgjesat për projekt-buxhetin e vitit 2022. Në takimin me të rinjtë, kryebashkiaku Erion Veliaj vuri në dukje se për ta buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i madhi.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Ky është ndoshta buxheti më i madh i akorduar ndonjëherë për rininë nga Bashkia e Tiranës. Kemi parashikuar një listë prej 1000 aktivitetesh dhe me gjithë këto hapësira që ka Tirana, do të kemi edhe 10 aktivitete në ditë, që s’i ngjajnë fare njëri-tjetrit, por që qyteti të gëlojë”.

 

Theksin kreu i bashkisë e vuri edhe tek mbështetja buxhetore për të shtuar disa qendra të tjera teknologjike në Tiranë, përveç Tumos dhe Piramidës.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“E shoh të mundur të bëjmë disa qendra teknologjike nëpër Tiranë. Bashkë me kolegët e TUMO-s kemi parë kampusin e ri, që po bëjmë te Universiteti Bujqësor. Aty mund të bëjmë një degë satelit, ashtu si shumë universitete kanë një kampus më të vogël. Në vend që të vijnë 100 nxënës nga Kodër-Kamza në qendër të Tiranës, mjafton të shkojnë dy instruktorë atje.”

 

 

Në janar sipas Veliajt do të hapet edhe shkolla e teknologjisë “Holberton”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *