Subscribe

Në Shëngjergj, Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë kërkoi të dijë burimet e financimit për Sali Berishën, pasi sipas tij hapja e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në “Arena Kombëtare” kushtoi 100 mijë euro.

 

ERION VELIAJ

 

KANDIDAT I PS, BASHKIA TIRANE

 

Ku i gjeti Saliu 100 mijë euro që harxhoi në stadium? Non-gratave u ka humbur edhe vula, edhe emri, kanë turp nga emri i tyre, koalicioni i Berishës dhe Metës nuk ka as vulë, as emër, sepse kanë frikë se demokratët e vërtetë nuk i votojnë..“E patë te stadiumi? 100 mijë euro miting për të dëgjuar njëri-tjetrin, ndërkohë që flet tërë kohës për varfëri. Për një parti politike, e cila nuk merr as lekë nga KQZ-ja, pyetja është: Nga vijnë lekët? Jo vetëm që u ka humbur vula, por te ai koalicioni nuk dinë as kë emër të vënë, se kanë turp. Po të vënë emrin e Ilir Metës mërziten demokratët, se thonë: ‘Si do votoj unë për Ilir Metën?’. Po të vënë emrin e Sali Berishës, ai është non-grata, nuk mund ta vënë në fletën e votimit. Mirë që u ka humbur vula, por tani u ka humbur edhe emri. Ata janë pa emër dhe pa vulë. Këta janë njerëz që kanë turp nga emri i tyre.

 

Banorëve të Shëngjergjit u premtoi të tjera investime me vëmendjen te turizmi dhe infrastruktura rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *