Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje,...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë,...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim...

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e...

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në...

Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për...

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/ Rama: Kur...

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis: Dy janë...

Veliaj në Rrogozhinë: “Nuk i trajtojmë qytetarët si plaçkë; do e mundim bindshëm bixhozxhiun e Saliut”

19 Korrik 12:08

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, denoncoi pazaret e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Rrogozhinës.

 

Gjatë një takimi me banorët në Kryevidh, ai tregoi një mesazh që kishte marrë nga kandidati i opozitës dhe theksoi se PS nuk bën pazar me askënd dhe se fuqia e saj janë njerëzit.

 

“Ky që kemi përballë, më çoi fjalë para disa ditesh, më tha: ‘Kam harxhuar shumë në fushatë, po m’i kompensuat, unë iki vetë’. I them atij që më çoi mesazhin: Së pari, unë s’kam bërë kurrë pazar, se as kam mundësi, as nuk dua ta kem këtë mundësi për të bërë pazar. Së dyti, unë besoj se trimat rrinë në luftë deri në fund. Së treti, unë besoj se atë burrë, që e trajton Rrogozhinën si një markatë kecash, që i blen votat si të jenë keca, do ta mundim me një fitore të pastër. Ne nuk jemi parti pazaresh. Fakti që ai po kërkon pazar, do të thotë se nuk i ka ikur mentaliteti i bixhozxhiut, si ish drejtues i lojërave të fatit”, u shpreh Veliaj.

 

Ai shprehu bindjen se PS më 23 korrik do të marrë një fitore të pastër.

 

“E dini si sillet bixhozçiu? Çdo bixhozxhi i rrahur mendon se te dora e radhës do kompensojë ato që ka humbur më përpara. Pastaj, te dora tjetër do kompensojë edhe këtë që humbi. Te dora tjetër pra, ai thotë: ‘Humba dorën e parë, humba edhe një tufë me lekë në gjykatë’, se mendonte që gjykata do ia jepte aforfe, ‘humba edhe kësaj here’. Përgjigjjaa ime nga Kryevidhi është: Nuk ka pazare se ne jemi një forcë që nuk bën pazare me jetën e njerëzve, as me projektet e njerëzve, as me votat, as me fatet e njerëzve. Ne do ta mundim 8-2 siç i ka hije Partisë Socialiste. Nuk ka pazar me matrapazët, nuk ka pazar me bixhozzhinjtë, nuk ka pazar me ata që djegin shtëpinë e tyre. Pra, meqë e donte përgjigjen nga unë, po ia jap live: Ne pazar me bixhozxhinjtë, që e trajtojnë miletin si plaçkë për t’ia çuar Saliut dhe për t’i thënë – “ja i bleva kecat” – nuk bëjmë”, nënvizoi Veliaj.

 

Ai u shpreh se PS ka zgjedhur rrugën e së vërtetës, duke komunikuar me qytetarët.

 

“Pas të dielës vjen e hëna dhe të hënën duhet të matesh me premtimet. Është më e mirë t’u thuash njerëzve të vërtetën, kjo bëhet, kjo s’bëhet, kjo është e mundur, kjo s’është e mundur, që të kemi mundësi të hënën ta shohim njëri-tjetrin në sy. Për të gjitha gjërat që themi, ato do të bëhen dhe të gjitha gjërat që bëhen janë pikërisht sepse i kemi thënë në fushatë”, theksoi Veliaj.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
fushate Rrogozhinë saliu Veliaj

Nga e njëjta kategori

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje, për këtë rast do e jepja sërish sot

më shumë...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka Trump dhe Kushnerin gjatë një darke në Jug

më shumë...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë, as familja ime nuk kemi blerë prona

më shumë...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë kaluar 13 vjet, ishte në mesin e gjykimeve që kam bërë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:09

“Financat kërkojnë pak më shumë kujdes”, parashikimi...

10:56

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime...

10:56

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën...

10:29

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS:...

10:24

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec,...

10:13

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i...

10:04

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si...

9:43

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të...

9:34

Pse gjithë ky interes nga mediet e...

9:23

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/...

9:13

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis:...

9:02

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por...

8:59

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama:...

8:51

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të...

8:38

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri:...

7:55

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

7:11

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara...

6:51

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

6:38

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

6:18

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i...

Më të klikuarat

  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Autori Sadik Llani Vrau shokun me kallash, RENEA ende në kërkim të Sadik Llanit...
  • Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.