Subscribe

Erjon Veliaj nuk e fsheh me se do te kërkoje një mandate te dyte nga kryeqytetasit pavarësisht se është ende ne mes te te parit. Kryebashkiaku i Tiranes thotë se ka tejkaluar premtimet e bëra ne fushatën e vitit 2015.

 

Veliaj premton se shume shpejte transporti publik do te transformohet nëpërmjet aplikimit te biletës elektronike dhe futjes se autobusëve elektrike. Qytetari i pare i Tiranes paralajmëroi edhe operatoret private qe te permiresojne shërbimin pasi ne te kundërt.

 

Lidhur me prishjen e shtëpive ne zonën e Shkozës proces qe u shoqëruar me debate dhe akuza nga ana e opozitës Veliaj shprehet i vendosur për te çuar deri ne fund projekti pavarësisht kostove sociale. Sipas tij duhet do ti jepet fund situatës kaotike te 27 viteve.

 

Kryetari i bashkise shprehet se është ne rruge te mbare e sa i përket premtimit për ti dhënë fund mësimit me turne ne shkollat e Tiranes. I ftuar ne emisionin kapital ne Vizion Plus ai foli edhe për projektet e rëndësishme te kryeqytetit qe do te zbatohen ne vijim te mandatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *