Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në kohë lufte,...

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë në bastisjen...

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur...

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë...

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e Ngushticës Bab...

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali,...

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri...

Itali/ U kap me pako kokaine në trup e...

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po ndikojnë në...

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën piloti dhe gjashtë turistë

Veliaj me Ramën në Njësinë 5: “PS përfaqëson heronjtë e vërtetë që I njohëm në ditë të vështira si tërmeti e pandemia

20 Prill 12:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Pandeli Majko, zhvilluan një takim elektoral në Njësinë 5, ka bërë thirrje për të votuar në 25 Prill Partinë Socialiste, pasi sipas tij përfaqëson sot heronjtë e vërtetë të Shqipërisë, ata që vërtet nuk veshën pelerinat e superheronjve, por që e treguan që janë aty për të gjithë në ditët më të vështira, në ditët e tërmetit dhe të pandemisë.

 

“Në ditë të mira na duan të gjithë. Pyetja është, po në ditë të vështira? Në ditët më të vështira i njohim njerëzit siç janë dhe çfarë vlerash kanë. Kur ishin piramidat, e kuptuam realisht kush ishte Saliu. Kur ndodhi Gërdeci kuptuam kush ishte Fatmir Mediu. Kur u bllokua Rinasi njohëm Ilir Metën. Kur ndodhi pandemia kuptuam kush ishte Monika dhe Luli. Në ditët e vështira ne njohëm të ligën, por në ditët e këqija ne njohëm edhe më të mirët e më të fortët e shoqërisë sonë. Unë nuk e njihja kush ishte Arben Cara, edhe pse ai punonte për mua. Ai ishte ai zjarrfikësi, i cili teksa ishte nisur në orën 04:00 të mëngjesit, kur Edi Rama ngriti gjithë shtetin në këmbë për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat në Durrës, zbuloi që 7 anëtarë të familjes së vet kishin humbur jetën në Thumanë. Unë nuk e njihja, po ai ishte një aktivist i yni, madje ishte edhe komisioner, por vetëm ditën që ndodhi fatkeqësia e zjarrit e njoha Arjan Salën, që teksa nxitonte t’i nxirrte 20 veta jashtë, humbi jetën brenda dhe u kthye në një hero të qytetit tonë. Nuk e njoh personalisht kush është Shkëlzen Tafa, shpresoj do kem mundësinë ta takoj, po ai është polici që tek Astiri, edhe pse ishte pa uniformë, se ishte pushim, ndërhyri gjatë një konflikti për të shpëtuar jetë. Këta janë heronjtë tanë,” tha Veliaj.

 

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës tha se të tillë heronj ka dhe në politikë dhe janë ata që i kanë treguar vlerat e tyre pikërisht në ditë krizash të vështira për vendin.

 

“Kur patëm krizën me Kosovën dhe mijëra e mijëra emigrantë erdhën refugjatë nga Kosova në këtë hapësirë ku shtriheshin çadrat dhe ku prej asaj dite quhet “Rruga e Kosovarëve”, njohëm Pandeli Majkon, kryeministrin e luftës. Ne të gjithë e njihnim Edi Ramën e transformimit të Tiranës, po Edi Ramën e vërtetë, atë që njeh sot e gjithë Shqipëria dhe e respekton gjithë bota, ne e njohëm ditën e kiametit, nga ora 04:00 e mëngjesit, kur ra tërmeti, dhe kur u ngrit i gjithë shteti në këmbë. Siç njohëm gjatë pandemisë Najadën dhe të gjithë mjekët e tjerë, vaksinatorët e gjithë stafin tonë. Jo të gjithë heronjtë vijnë me pelerinën e Batmanit dhe Supermanit, këta vijnë vetëm me atë bluzën e bardhë. Po atë ditë, – ku të gjithë thonin: Shqipëria vend i vogël, Shqipëria vend i humbur, Shqipëria në Ballkan, Bashkimi Europian mbylli dyert, – njohëm Edi Ramën që i gjeti dhe i solli vakisnat dhe sot jemi të parët,” u shpreh Veliaj.

 

Kryebashkiaku tha se kutitë e votimit për Partinë Socialiste nuk ngjajnë me vezën “Kinder”, pasi votëbesimi i shumicës së qytetarëve shqiptarë nuk është më surprizë për këtë forcë politike, e vetmja që mendon vërtet dhe punon për të ardhmen e Shqipërisë.

 

“Në datën 25 prill nuk do të shkojmë për të hapur vezën e “Kinder Surprise”, sepse nuk ka asnjë surprise: ne e dimë për kë do të votojmë, se në ditët e vështirësisë i njohëm të ligjtë e këtij vendi, i njohëm edhe më të mirët e këtij vendi,” e përfundoi kryebashkiaku i Tiranës fjalën e tij me banorët e Njësisë 5.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Njesia 5 pandemi rama Tërmet Veliaj

Nga e njëjta kategori

U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez

më shumë...

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia: 5 persona të lënduar

më shumë...

Berisha dënon vrasjen në Ksamil: Industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit

më shumë...

Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së për arkivimin e ankesave ndaj prokurorit Ols Dado

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:50

Sa kafe është mirë për shëndetin?

9:33

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në...

9:22

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

8:47

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë...

8:34

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës,...

8:25

Akuzohet për përdhunimin e një italianeje, arrestohet...

7:51

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi...

7:23

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e...

7:07

U vra me thikë në Ksamil, ky...

6:55

Dielli nuk është armiku? Ja sa minuta...

6:34

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë...

6:08

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend...

5:53

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të...

5:41

Varreza masive në Zubin Potok, gjenden mbetje...

5:32

Itali/ U kap me pako kokaine në...

5:02

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po...

4:57

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia:...

4:48

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën piloti dhe...

4:45

Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave Patriot...

4:40

Klos/ Zjarr në lagjen “Halilaj”, ndërhyrja e...

Më të klikuarat

  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • “Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshim...
  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.