Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është...

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën 6 të...

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë rajonin e...

U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb...

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë evakuohen nga...

Tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë...

Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...

Veliaj: “Me çeljen e negociatave realizuam një ëndërr; Koha që PS të krahasohet me partitë drejtuese në BE, jo me partinë e Saliut”

24 Korrik 18:45

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian do të sjellë ndryshime në klasën politike shqiptare. Nga Asambleja Socialiste e Njësisë 13, kryebashkiaku i Tiranës tha se Partia Socialiste duhet të krahasohet me partitë simotra të vendeve BE-së dhe jo me partinë e Saliut.

 
“Ne duhet të jemi partia e 2023-shit. Tani që hapëm zyrtarisht negociatat me BE-në nuk krahasohemi me partinë e Saliut, as me varetë e shkopat e bejsbollit, por do të krahasohemi me partitë simotra që drejtojnë vendet e BE-së”, theksoi Veliaj.

Ai shprehu besimin se Shqipëria do të arrijë të plotësojë të gjitha detyrat për të avancuar në rrugëtimin e saj evropian.

 

“Ka qenë një javë e jashtëzakonshme, ku brenda një jave, në Shqipërinë tone, kanë ndodhur gjëra që i kemi ëndërruar prej vitesh. Sapo kemi hapur zyrtarisht negociatat për të qenë anëtarë të Bashkimit Europian. Një ëndërr e atyre që nuk panë demokraci, po bëhet realitet. Do të jetë gjenerata jonë ajo që do ta provojë, do të shohim se sib ëhet realitet një nga aspiratat më të forta të kombit tonë”, nënvizoi Veliaj.

Kryetari i PS për Tiranën u shpreh se nën qeverisjes socialiste, Shqipëria po zë një vend të rëndësishëm edhe në arenën ndërkombëtare.

 

“Në qershor, Shqipëria ishte jo vetëm anëtare e Këshillit të Sigurimit, por ne kishim Presidencën e Këshillit të Sigurimit. Më në fund, njerëzit e shikojnë Shqipërinë jo si një vend i vogël me 2.8 milionë banorë, por si një vend që grushton edhe mbi peshën e vet. Mund të ketë popullsi modeste, ekonomi modeste, por një vend që drejtohet, siç drejton Edi Shqipërinë, siç drejtojnë shumë prej nesh ato vende ku jemi thirrur që të shërbejmë, mund të grushtojë, mund të ngrejë pesha më të larta se pesha vet. Sot jemi në këtë situatë, ku shumë prej gjërave që na dukeshin të pamundura, janë bërë realitet”, shtoi më tej ai.

Në fjalën e tij, Veliaj u ndal edhe tek drafti i qeverisë për “amnistinë fiskale”.

 

“S’mund të jetë beteja për amnistinë fiskale vetëm e kryeministrit dhe e Ministrisë së Financave. Më thoni një nga ju këtu, që s’ka një të afërm jashtë, që ka filluar jetën në emigrim duke bërë punët më të vështira!? Për sa kohë që secili prej nesh ka lidhje me një histori të tillë, s’kemi nevojë të kemi mbaruar Ekonomi -Financë për të bërë fare mirë avokatin e qeverisë”, tha ai.

Duke prekur situatën e ndërtimeve pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, Veliaj theksoi se ashtu siç u çlirua Parku i Madh i Liqenit me prishjen e 98 ndërtimeve pa leje, ashtu do të çlirohet edhe Liqeni i Thatë nga dy çibanët e fundit.

 

“Dëgjova për histerinë e fundit, çfarë po ndodh te Liqeni i thatë? Njëri ka bërë një gardhim sepse ka një pretendim për pronën. Ne jemi në gjyq me të. Zotëria kë një pretendim të pronës, siç ka edhe një tjetër, që e ka bërë si Venecian brenda në Liqen të Thatë. Edhe me atë jemi në gjyq që ta shpronësojmë, se nuk mund të ketë shtëpi veneciane brenda në liqen, kur ndërkohë duam ta civilizojmë”, sqaroi Veliaj.

Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës është e vendosur për t’i shkuar gjer në fund betejave të saj ligjore.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
BE PS saliu Veliaj

Nga e njëjta kategori

“Red Bull Spike” kurorëzon fituesit, vendi i parë në edicionin e dytë shkoi për ekipin “Bichee”

më shumë...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit të mbetur në tentaivë në Elbasan

më shumë...

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

më shumë...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është shqiptari që u arrestua pas 8 vitesh në Rumani

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:11

“Red Bull Spike” kurorëzon fituesit, vendi i...

3:04

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë...

2:34

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori...

2:19

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen...

2:11

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit,...

Foto ilustruese
1:50

Kapet në Rinas i kërkuari nga Spanja,...

1:46

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën...

1:06

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë...

12:57

U rrah brutalisht dhe u la para...

12:34

FOTO/ Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pamjet...

12:09

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet...

11:52

Shkrumbohet nga zjarri resorti në aksin Sarandë-Syri...

11:39

200 raste në ditë tek “Trauma”, mjekët:...

11:35

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët:...

11:21

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë...

11:14

Ylli Zalla inskenoi shpërthimin e tritolit në...

11:06

Akomodim falas për pushuesit e prekur nga...

10:52

Tritol në banesën e Ylli Zallës në...

10:06

Me djegie të rënda në trup dhe...

9:58

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

Më të klikuarat

  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas...
  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.