Subscribe

Në festën e gruas, kreu i bashkë së Tiranës dhe ministrja e bujqësisë vendosën të mbjellin pemë të llojeve të ndryshme, sipas tyre për t’i shtuar jetë kryeqytetit.

 

“Gratë dhe vajzat e Tiranës, jo vetëm mbajnë familjet tona edhe në ditët e vështira të tërmetit e pandemisë, jo vetëm sigurohen që janë pjesa më vitale, më e disiplinuar, më produktive e administratave tona, si në bashki, si në qeveri, por janë jashtëzakonisht aktive edhe në sektorin privat, si drejtuese. Sot jemi në rreth 990 e ca mijë pemë e në punë ditësh, besoj kapim shifrën 1 milionë peme të mbjella. Sigurisht, ambicia jonë është që deri në 2030 të shkojmë në 2 milionë pemë të mbjella në Tiranë”.

 

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe stafi i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit.

 

“Në ditën e gruas, ku ka më bukur sesa të lidhim forcën e gruas me fuqinë dhe prejardhjen dhe vazhdimësinë e natyrës dhe pemëve. Vendosëm së bashku me AKU-në, të ishim këtu sot për të dhënë një kontribut. Ne donim të tregonim që forca e gruas është një model në Shqipëri, edhe për faktin se gruaja e ka shkruar në historinë e Shqipërisë modelin e saj ndër vite dhe për ne është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të tregojmë nëpërmjet shembullit të praktikave të mira të punëve të mira, sesi gruaja është edhe motor zhvillimi, por edhe një model i rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë sonë. Ky sot është vetëm një shembull i vogël, një simbol i vogël për ditën e gruas”, tha Krifca.

 

Kreu i Bashkisë i ftoi të gjithë, që të shfrytëzojnë stinën, për të mbjellë sa më shumë pemë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *